Rastet

Sulm ndaj medieve dhe organizatave mediale, Gjilan, 4.3.2025

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vazhduar edhe këtë të martë sulmet ndaj mediave.

"Gjykimi im është se Prokuroria është më e interesuar të mbushë ballinat e ndonjë portali të oligarkut sesa të sjellë drejtësi," ka deklaruar Kurti në Gjilan. Këtë deklaratë e ka bërë kur është pyetur nga gazetarët për mosparaqitjen e tij si dëshmitar në rastin e Rezervave Shtetërore, intervistë e caktuar për orën 10:00.

AGK-ja e dënon këtë gjuhë të Kryeministrit në detyrë dhe rithekson se një retorikë e tillë është e papranueshme, rrezikon gazetarët dhe mediet, si dhe minon lirinë e medias dhe shprehjes në Kosovë.




Detajet e raportuesit Sulm ndaj medieve dhe organizatave mediale, Gjilan, 4.3.2025
Rastet Përshkrimi Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vazhduar sulmet ndaj mediave, duke kritikuar Prokurorinë për interesimin më të madh për titujt e portaleve oligarkike sesa për drejtësi. Kjo u tha në përgjigje të pyetjes për mosparaqitjen e tij si dëshmitar në rastin e Rezervave Shtetërore.
Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri
Gjinia Grup
Data 4.3.2025
Qyteti Prishtinë
Lloji i incidentit Sulme ndaj medieve dhe organizatave mediale
Nga Kush Deklarata agresive nga zyrtarët shtetërorë
Shkelësi / i dyshuari Albin Kurti
Lloji i Medias
Emri i Medias
Burimi
Prokurori Publik
Gjyqësor
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
A është raportuar incidenti tek policia?
A është raportuar incidenti në prokurori?
Reagimi i asociacionit të gazetarëve AGK-ja e dënon këtë gjuhë, duke theksuar se është e papranueshme dhe rrezikon lirinë e medias dhe gazetarët në Kosovë.
Share this Post: