Rastet

Sulm ndaj medieve dhe organizatave mediale, Prishtinë, 7.2.2025

Në vazhdimësi të 4 viteve të qeverisjes, partia politike Vetëvendosje dhe lideri i saj, kryeministri Albin Kurti, kanë intensifikuar sulmet e papranueshme ndaj mediave dhe gazetarëve gjatë gjithë muajit të fushatës elektorale, për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.

Në një intervistë për një televizion lokal, kryeministri Kurti ka thënë se “portalet janë pjesë e Trekëndëshit të Bermudës që duan ta fundosin Kosovën”. Pothuajse në të gjitha tubimet zgjedhore në qytete të ndryshme, Kurti ka përdorur gjuhë denigruese dhe sulmuese ndaj mediave, gazetarëve dhe komentatorëve të debateve televizive.

Ekipe gazetarësh, duke përfshirë ata të Klan Kosova dhe Nacionale, janë penguar nga zyrtarë të Vetëvendosjes në disa tubime zgjedhore, në përpjekje për të pamundësuar raportimin nga terreni.

AGK-ja konsideron se sulme të tilla janë presion i papranueshëm ndaj mediave që të bëjnë punën e tyre, në një fazë të rëndësishme siç është kjo e fushatës zgjedhore. Gjuha nxitëse nga ana e partisë në pushtet e vështirëson ndjeshëm mundësinë e raportimit. Bojkoti i Vetëvendosjes ndaj 3 televizioneve nacionale gjithashtu ka ndikim në ofrimin e transparencës dhe është shmangie e llogaridhënies ndaj një pjese të rëndësishme të publikut.

Mediat kanë obligim ligjor dhe ndaj publikut që, në kohë zgjedhjesh, të ofrojnë për shikuesit/lexuesit e tyre premtimet dhe programet e të gjitha partive politike, në mënyrë të barabartë.




Detajet e raportuesit
Rastet Përshkrimi Partia politike Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti kanë intensifikuar sulmet ndaj mediave dhe gazetarëve gjatë fushatës zgjedhore të 9 shkurtit. Kryeministri Kurti përdori gjuhë denigruese dhe sulmuese ndaj mediave, duke i quajtur portalet pjesë të "Trekëndëshit të Bermudës" që duan të fundosin Kosovën. Po ashtu, gazetarët janë penguar në disa tubime zgjedhore nga zyrtarë të Vetëvendosjes për të pamundësuar raportimin. Sulmet dhe gjuha nxitëse e partisë në pushtet kanë krijuar presion të papranueshëm për mediat, duke e vështirësuar raportimin dhe duke penguar transparencën dhe llogaridhënien.
Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri
Gjinia
Data 7.2.2025
Qyteti Prishtinë
Lloji i incidentit Sulme ndaj medieve dhe organizatave mediale
Nga Kush Deklarata agresive nga zyrtarët shtetërorë
Shkelësi / i dyshuari Albin Kurti
Lloji i Medias Radio dhe Televizion
Emri i Medias
Burimi Intervistë televizive
Prokurori Publik
Gjyqësor
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
A është raportuar incidenti tek policia?
A është raportuar incidenti në prokurori?
Reagimi i asociacionit të gazetarëve AGK ka reaguar publikisht ndaj sulmeve ndaj mediave dhe gazetarëve gjatë fushatës zgjedhore, duke theksuar se këto veprime përbëjnë një presion të papranueshëm mbi lirinë e shtypit. AGK ka kërkuar nga partitë politike dhe liderët e tyre që të respektojnë mediat dhe të mundësojnë një mjedis të sigurt dhe të lirë për raportim, duke siguruar që gazetarët të mund të kryejnë detyrat e tyre pa frikë ose pengesa.
Share this Post: