Rastet

Sulme ndaj gazetares Ardiana Thaçi Mehmeti, Prishtinë, 07.05.2024

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim të thellë po i përcjellë raportimet e Kiks Kosova për shpërndarjen e numrit personal të gazetares, Ardiana Thaçi Mehmeti, në grupin Albkings.

Në emisionin e fundit të Kiks Kosova, i cili i është dedikuar ekskluzivisht shqetësimit të vazhdueshëm që i është bërë gazetares Thaçi Mehmeti nga dhjetëra burra që janë pjesë e këtij grupi, bëhet e ditur se numri i është shpërndarë qëllimisht në shenjë hakmarrjeje për raportimet e mëparshme të saja lidhur me Albkings.

Gazetarja ka pranuar telefonata e mesazhe të shumta nga pjesëtarë të atij grupi, jo vetëm në numrin personal, por edhe në llogaritë e saja në rrjetet sociale.

Publikimi i numrit personal të gazetares Thaçi Mehmeti në shenjë hakmarrjeje nga Albkings, jo vetëm që e rrezikon sigurinë e saj personale, por edhe shërben si tentim për ta frikësuar dhe heshtur atë.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon shpërndarjen e numrit, si dhe mesazhet e telefonatat denigruese që ka pranuar ditëve të fundit gazetarja Thaçi Mehmeti, me qëllim të dëmtimit të reputacionit të saj.

AGK-ja, i bën thirrje Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë, që urgjentisht të ndërmarrin hapat e nevojshëm lidhur me rastin e paraqitur nga kolegia Thaçi Mehmeti, në mënyrë që personi/at që e kanë shpërndarë numrin, dhe ata të cilët e kanë kontaktuar atë të përballen me ligjin.




Detajet e raportuesit Sulme ndaj gazetares Ardiana Thaçi Mehmeti, Prishtinë, 07.05.2024
Rastet Përshkrimi Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim të thellë po i përcjellë raportimet e Kiks Kosova për shpërndarjen e numrit personal të gazetares, Ardiana Thaçi Mehmeti, në grupin Albkings. Në emisionin e fundit të Kiks Kosova, i cili i është dedikuar ekskluzivisht shqetësimit të vazhdueshëm që i është bërë gazetares Thaçi Mehmeti nga dhjetëra burra që janë pjesë e këtij grupi, bëhet e ditur se numri i është shpërndarë qëllimisht në shenjë hakmarrjeje për raportimet e mëparshme të saja lidhur me Albkings. Gazetarja ka pranuar telefonata e mesazhe të shumta nga pjesëtarë të atij grupi, jo vetëm në numrin personal, por edhe në llogaritë e saja në rrjetet sociale. Publikimi i numrit personal të gazetares Thaçi Mehmeti në shenjë hakmarrjeje nga Albkings, jo vetëm që e rrezikon sigurinë e saj personale, por edhe shërben si tentim për ta frikësuar dhe heshtur atë.
Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri Ardiana Thaçi Mehmeti
Gjinia Femër
Data 7.5.2024
Qyteti Prishtinë
Lloji i incidentit Sulme aktuale ndaj gazetarëve
Nga Kush Në gazetarë nga qytetarët
Shkelësi / i dyshuari
Lloji i Medias Radio dhe Televizion
Emri i Medias Klan Kosova
Burimi Kiks Kosova
Prokurori Publik
Gjyqësor
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
A është raportuar incidenti tek policia? Po
A është raportuar incidenti në prokurori?
Reagimi i asociacionit të gazetarëve Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon shpërndarjen e numrit, si dhe mesazhet e telefonatat denigruese që ka pranuar ditëve të fundit gazetarja Thaçi Mehmeti, me qëllim të dëmtimit të reputacionit të saj. AGK-ja, i bën thirrje Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë, që urgjentisht të ndërmarrin hapat e nevojshëm lidhur me rastin e paraqitur nga kolegia Thaçi Mehmeti, në mënyrë që personi/at që e kanë shpërndarë numrin, dhe ata të cilët e kanë kontaktuar atë, të përballen me ligjin.
Share this Post: