Rastet

Kërcënime të tjera ndaj gazetares, Blerta Foniqi Kabashi, Prishtinë, 28.07.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i shokuar me sulmin e paprecedent, personal dhe shumë të rrezikshëm të deputetes së partisë politike, Vetëvendosje, Fitore Pacolli kundër gazetares së RTK-së, Blerta Foniqi – Kabashi.

Deputetja Pacolli e ka shënjestruar gazetaren e Transmetuesit Publik, RTK disa orë pas një interviste të përbashkët në emisionin “Info Plus”, ku ajo u pyet për të gjitha zhvillimet aktuale, duke përfshirë raportimet për përfitimet e mundshme të familjarëve të saj nga buxheti i shtetit.

Pacolli ka shkruar se gazetarja “kishte misionin e porositur nga jashtë” dhe se “pyetjet e saj ishin të dirigjuara”.

Kjo formë e linçimit të gazetares nga një deputete e zgjedhur është jashtëzakonisht e rrezikshme, dhe u jep platformë mijëra të tjerëve që të vazhdojnë sulmet.

AGK-ja e fton deputeten Pacolli dhe të gjithë zyrtarët e tjerë që të përmbahen nga deklaratat e komentet nxitëse kundër gazetarëve, dhe në vend të kësaj të ofrojnë transparencë, duke u përgjigjur në të gjitha pyetjet e interesit publik.




Detajet e raportuesit Kërcënime të tjera ndaj gazetares, Blerta Foniqi Kabashi, Prishtinë, 28.07.2025
Rastet Përshkrimi Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i shokuar me sulmin e paprecedent, personal dhe shumë të rrezikshëm të deputetes së partisë politike, Vetëvendosje, Fitore Pacolli kundër gazetares së RTK-së, Blerta Foniqi – Kabashi. Deputetja Pacolli e ka shënjestruar gazetaren e Transmetuesit Publik, RTK disa orë pas një interviste të përbashkët në emisionin “Info Plus”, ku ajo u pyet për të gjitha zhvillimet aktuale, duke përfshirë raportimet për përfitimet e mundshme të familjarëve të saj nga buxheti i shtetit. Pacolli ka shkruar se gazetarja “kishte misionin e porositur nga jashtë” dhe se “pyetjet e saj ishin të dirigjuara”.
Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri Blerta Foniqi Kabashi
Gjinia Femër
Data 28.7.2025
Qyteti Prishtinë
Lloji i incidentit Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve
Nga Kush Deklarata agresive nga zyrtarët shtetërorë
Shkelësi / i dyshuari Fitore Pacolli
Lloji i Medias Radio dhe Televizion
Emri i Medias RTK
Burimi RTK
Prokurori Publik
Gjyqësor
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
A është raportuar incidenti tek policia?
A është raportuar incidenti në prokurori?
Reagimi i asociacionit të gazetarëve Kjo formë e linçimit të gazetares nga një deputete e zgjedhur është jashtëzakonisht e rrezikshme, dhe u jep platformë mijëra të tjerëve që të vazhdojnë sulmet. AGK-ja e fton deputeten Pacolli dhe të gjithë zyrtarët e tjerë që të përmbahen nga deklaratat e komentet nxitëse kundër gazetarëve, dhe në vend të kësaj të ofrojnë transparencë, duke u përgjigjur në të gjitha pyetjet e interesit publik.
Share this Post: