Rastet

Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve, Hana Marteti dhe Edina Avdiu, Prishtinë, 15.02.2026

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), është thellësisht i shqetësuar për vendimin e menaxhmentit të Transmetuesit Publik, RTK për të mos vazhduar kontratat e punës për dy gazetare, Hana Marteti dhe Edina Avdiu.

AGK-ja konsideron se mosvazhdimi i angazhimit të tyre në RTK, lidhet direkt me punën e tyre profesionale dhe mosgatishmërinë për t’iu nënshtruar presionit dhe për të bërë kompromise në raportim profesional.

Mosvazhdimi i kontrateve pa vlerësimin e punës i ka të gjitha shenjat e një vendimi të planifikuar më parë dhe hakmarrës për gazetaret, duke përfshirë faktin që menaxhmenti ishte në dijeni për shtatzëninë e zonjës Avdiu.

Kjo është një praktikë e dëmshme dhe e që minon besimin e publikut në RTK.

AGK-ja shpreh solidaritet të plotë me koleget Marteti dhe Avdiu, dhe do t’ju ofrojë ndihmë ligjore, për të sfiduar këtë vendim.




Detajet e raportuesit Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve, Hana Marteti dhe Edina Avdiu, Prishtinë, 15.02.2025
Rastet Përshkrimi Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), është thellësisht i shqetësuar për vendimin e menaxhmentit të Transmetuesit Publik, RTK për të mos vazhduar kontratat e punës për dy gazetare, Hana Marteti dhe Edina Avdiu. AGK-ja konsideron se mosvazhdimi i angazhimit të tyre në RTK, lidhet direkt me punën e tyre profesionale dhe mosgatishmërinë për t’iu nënshtruar presionit dhe për të bërë kompromise në raportim profesional. Mosvazhdimi i kontrateve pa vlerësimin e punës i ka të gjitha shenjat e një vendimi të planifikuar më parë dhe hakmarrës për gazetaret, duke përfshirë faktin që menaxhmenti ishte në dijeni për shtatzëninë e zonjës Avdiu. Kjo është një praktikë e dëmshme dhe e që minon besimin e publikut në RTK.
Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri Hana Marteti, Edina Avdiu
Gjinia Femër
Data 15.2.2026
Qyteti Prishtinë
Lloji i incidentit Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve
Nga Kush
Shkelësi / i dyshuari RTK
Lloji i Medias Radio dhe Televizion
Emri i Medias RTK
Burimi Gazetaret
Prokurori Publik
Gjyqësor
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
A është raportuar incidenti tek policia?
A është raportuar incidenti në prokurori?
Reagimi i asociacionit të gazetarëve AGK-ja shpreh solidaritet të plotë me koleget Marteti dhe Avdiu, dhe do t’ju ofrojë ndihmë ligjore, për të sfiduar këtë vendim.
Share this Post: