Rastet

Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve, Lirim Mehmetaj, Prishtinë, 12.06.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar me një video-montazhë ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj, gjatë një paraqitjeje televizive. Sipas materalit të publikuar nga Mehmetaj, një citat, i lexuar nga një postim i një personi të tretë në Facebook, i mveshet si deklaratë atij.

Videoja është montuar në atë formë që të duket se Mehmetaj shanë votuesit e Vetëvendosjes. Kjo video e fabrikuar është shpërndarë në dhjetëra faqe që e përkrahin këtë parti politike dhe qeverinë e zotit Kurti, duke nxitur mijëra komente negative.

AGK-ja e konsideron këtë një formë të re, të papranueshme dhe shumë të rrezikshme të sulmeve ndaj gazetarëve. Video të tilla vënë në rrezik sigurinë fizike të gazetarit Mehmetaj, dhe AGK-ja e nxitë atë që t’i paraqesë faqet e Facebookut në Policinë e Kosovës.

AGK-ja e fton partinë politike, Vetëvendosje dhe përkrahësit e saj që të heqin dorë nga format e rrezikshme të fushatave, që kanë për qëllim intimidimin dhe dengrimin e gazetarëve në Kosovë.




Detajet e raportuesit Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve, Lirim Mehmetaj, Prishtinë, 12.06.2025
Rastet Përshkrimi Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar me një video-montazhë ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj, gjatë një paraqitjeje televizive. Sipas materalit të publikuar nga Mehmetaj, një citat, i lexuar nga një postim i një personi të tretë në Facebook, i mveshet si deklaratë atij. Videoja është montuar në atë formë që të duket se Mehmetaj shanë votuesit e Vetëvendosjes. Kjo video e fabrikuar është shpërndarë në dhjetëra faqe që e përkrahin këtë parti politike dhe qeverinë e zotit Kurti, duke nxitur mijëra komente negative.
Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri Lirim Mehmetaj
Gjinia Mashkull
Data 12.6.2025
Qyteti Prishtinë
Lloji i incidentit Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve
Nga Kush Në gazetarë nga qytetarët
Shkelësi / i dyshuari
Lloji i Medias
Emri i Medias
Burimi
Prokurori Publik
Gjyqësor
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
A është raportuar incidenti tek policia?
A është raportuar incidenti në prokurori?
Reagimi i asociacionit të gazetarëve AGK-ja e konsideron këtë një formë të re, të papranueshme dhe shumë të rrezikshme të sulmeve ndaj gazetarëve. Video të tilla vënë në rrezik sigurinë fizike të gazetarit Mehmetaj, dhe AGK-ja e nxitë atë që t’i paraqesë faqet e Facebookut në Policinë e Kosovës. AGK-ja e fton partinë politike, Vetëvendosje dhe përkrahësit e saj që të heqin dorë nga format e rrezikshme të fushatave, që kanë për qëllim intimidimin dhe dengrimin e gazetarëve në Kosovë.
Share this Post: