Rastet

Sulme ndaj mediave dhe organizatave mediale, Prishtinë, 23.03.2026

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është thellësisht i shqetësuar për një valë të re të fushatës kundër mediave dhe gazetarëve të nisur nga zyrtarë të partisë më të madhe politike në vend, Vetëvendosje.

Deputetë dhe zyrtarët të tjerë të kësaj partie, duke përfshirë Adnan Rrustemin, Mefail Bajqinovcin dhe Dejona Mihalin kanë shkruar dhe shpërndarë materiale që flasin për “pagesa me çanta" në raport me gazetarët.

Fushata të tilla denigruese nga njerëz të partisë në pushtet janë vazhdimësi e një politike armiqësore të Vetëvendosjes dhe Qeverisë Kurti ndaj mediave në Kosovë, dhe që cenojnë seriozisht lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve.

Kjo e ditëve të fundit vjen si reagim ndaj deklaratave në një emision televiziv, prodhim i BIRN Kosova ku flitet për atë se si “narrativa dezinformuese për Banjskën u shpërnda edhe në studio të televizioneve kosovare?” dhe “kemi operacion ku paret me çanta të strukturave të BIA-s, janë nxanë në veri të Mitrovicës duke iu dorëzuar agjentit shqiptar, i cili më pas ka pasë mi çu te ni gazetar”.

AGK-ja konsideron se deklarata të tilla përgjithësuese ndaj “mediave online” dhe “studiove televizive” janë të papërgjegjshme.

Deklaratat akuzuese publike duhet të përcillen me fakte, prova dhe emra të përveçëm.

AGK-ja i fton të gjitha palët që të përmbahen nga deklarata të tilla që minojnë seriozisht ambientin e zhvillimit medial.




Detajet e raportuesit Sulme ndaj mediave dhe organizatave mediale, Prishtinë, 23.03.2026
Rastet Përshkrimi Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është thellësisht i shqetësuar për një valë të re të fushatës kundër mediave dhe gazetarëve të nisur nga zyrtarë të partisë më të madhe politike në vend, Vetëvendosje. Deputetë dhe zyrtarët të tjerë të kësaj partie, duke përfshirë Adnan Rrustemin, Mefail Bajqinovcin dhe Dejona Mihalin kanë shkruar dhe shpërndarë materiale që flasin për “pagesa me çanta" në raport me gazetarët. Fushata të tilla denigruese nga njerëz të partisë në pushtet janë vazhdimësi e një politike armiqësore të Vetëvendosjes dhe Qeverisë Kurti ndaj mediave në Kosovë, dhe që cenojnë seriozisht lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve. Kjo e ditëve të fundit vjen si reagim ndaj deklaratave në një emision televiziv, prodhim i BIRN Kosova ku flitet për atë se si “narrativa dezinformuese për Banjskën u shpërnda edhe në studio të televizioneve kosovare?” dhe “kemi operacion ku paret me çanta të strukturave të BIA-s, janë nxanë në veri të Mitrovicës duke iu dorëzuar agjentit shqiptar, i cili më pas ka pasë mi çu te ni gazetar”.
Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri
Gjinia Grup
Data 23.3.2026
Qyteti Prishtinë
Lloji i incidentit Sulme ndaj medieve dhe organizatave mediale
Nga Kush Nga zyrtarët publik
Shkelësi / i dyshuari Zyrtarë të partisë, Vetëvendosje, duke përfshirë Adnan Rrustemin, Mefail Bajqinovcin dhe Dejona Mihalin
Lloji i Medias Radio dhe Televizion
Emri i Medias
Burimi Facebook
Prokurori Publik
Gjyqësor
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve?
A është raportuar incidenti tek policia?
A është raportuar incidenti në prokurori?
Reagimi i asociacionit të gazetarëve AGK-ja konsideron se deklarata të tilla përgjithësuese ndaj “mediave online” dhe “studiove televizive” janë të papërgjegjshme. Deklaratat akuzuese publike duhet të përcillen me fakte, prova dhe emra të përveçëm. AGK-ja i fton të gjitha palët që të përmbahen nga deklarata të tilla që minojnë seriozisht ambientin e zhvillimit medial.
Share this Post: