Sulme ndaj mediave dhe organizatave mediale, Prishtinë, 14.01.2025
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK, dënon serinë e sulmeve online që kanë ndodhur kundër gazetarëve të medies “Betimi për Drejtësi”, Betim Musliu dhe Diellza Luzha.
Që të dy tashmë kanë ushtruar kallëzim penal ndaj 3 faqeve online në rrjete sociale për shkak të sulmeve dhe ngacmimeve të vazhdueshme. Sipas ekipit të “Betimit për Drejtësi”, sulmet denigruese dhe shpifëse kanë ardhur pas publikimit të hulumtimit “Ikja e mjekëve nga orari i punës prej spitaleve publike”.
AGK-ja i konsideron sulmet e tilla ndaj gazetarëve të papranueshme dhe si faktorë që ndikojnë negativisht në punën e tyre profesionale.
Gjithashtu, AGK-ja fton organet e sigurisë që ta kryejnë punën e tyre për identifikimin e autorëve, si dhe kërkon nga organet e drejtësisë që ta shqyrtojnë me prioritet kallëzimin penal të paraqitur nga gazetarët.
| Detajet e raportuesit | Sulme ndaj mediave dhe organizatave mediale, Prishtinë, 14.01.2025 |
|---|---|
| Rastet Përshkrimi | Seri e sulmeve online që kanë ndodhur kundër gazetarëve të medies “Betimi për Drejtësi”, Betim Musliu dhe Diellza Luzha. Që të dy tashmë kanë ushtruar kallëzim penal ndaj 3 faqeve online në rrjete sociale për shkak të sulmeve dhe ngacmimeve të vazhdueshme. Sipas ekipit të “Betimit për Drejtësi”, sulmet denigruese dhe shpifëse kanë ardhur pas publikimit të hulumtimit “Ikja e mjekëve nga orari i punës prej spitaleve publike”. |
| Shteti | Kosovë |
| Emri dhe Mbiemri | Betim Musliu, Diellza Luzha |
| Gjinia | Grup |
| Data | 14.1.2025 |
| Qyteti | Prishtinë |
| Lloji i incidentit | Sulme ndaj medieve dhe organizatave mediale |
| Nga Kush | |
| Shkelësi / i dyshuari | |
| Lloji i Medias | |
| Emri i Medias | |
| Burimi | |
| Prokurori Publik | |
| Gjyqësor | |
| Statusi gjyqësor | |
| Përfundimi ligjor | |
| A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
| A është raportuar incidenti tek policia? | |
| A është raportuar incidenti në prokurori? | |
| Reagimi i asociacionit të gazetarëve | Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK, dënon serinë e sulmeve online që kanë ndodhur kundër gazetarëve të medies “Betimi për Drejtësi”, Betim Musliu dhe Diellza Luzha. Që të dy tashmë kanë ushtruar kallëzim penal ndaj 3 faqeve online në rrjete sociale për shkak të sulmeve dhe ngacmimeve të vazhdueshme. Sipas ekipit të “Betimit për Drejtësi”, sulmet denigruese dhe shpifëse kanë ardhur pas publikimit të hulumtimit “Ikja e mjekëve nga orari i punës prej spitaleve publike”. AGK-ja i konsideron sulmet e tilla ndaj gazetarëve të papranueshme dhe si faktorë që ndikojnë negativisht në punën e tyre profesionale. Gjithashtu, AGK-ja fton organet e sigurisë që ta kryejnë punën e tyre për identifikimin e autorëve, si dhe kërkon nga organet e drejtësisë që ta shqyrtojnë me prioritet kallëzimin penal të paraqitur nga gazetarët. |

