Suspendohet llogaria në Facebook e gazetarit Vehbi Kajtazi, 14.01.2025, Prishtinë
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK, shpreh shqetësim për suspendimin e llogarisë në Facebook të gazetarit Vehbi Kajtazi.
Sipas gazetarit dhe themeluesit të portalit “Paparaci”, ky suspendim vjen si pasojë e raportimeve të vazhdueshme të bëra ndaj postimeve të tij që lidhen me zgjedhjet e 9 shkurtit, si dhe veprimeve të shumta nga llogari të automatizuara (bots) që e kanë ngacmuar dhe shqetësuar në platformën e tij para dhe gjatë fushatës zgjedhore.
AGK-ja rikujton rëndësinë e garantimit të lirisë së shprehjes dhe mbrojtjes së gazetarëve nga çfarëdo forme e ndërhyrjes apo pengimit në punën e tyre. Njëherit bëjmë thirrje që të mos cënohet në asnjë mënyrë puna e gazetarëve.
AGK-ja mbetet e përkushtuar për të mbrojtur të drejtat e gazetarëve dhe inkurajon institucionet dhe platformat digjitale që të bashkëpunojnë për të parandaluar sulmet dhe ndërhyrjet që cënojnë gazetarinë e lirë.
| Detajet e raportuesit | |
|---|---|
| Rastet Përshkrimi | Sipas gazetarit dhe themeluesit të portalit “Paparaci”, ky suspendim vjen si pasojë e raportimeve të vazhdueshme të bëra ndaj postimeve të tij që lidhen me zgjedhjet e 9 shkurtit, si dhe veprimeve të shumta nga llogari të automatizuara (bots) që e kanë ngacmuar dhe shqetësuar në platformën e tij para dhe gjatë fushatës zgjedhore. |
| Shteti | Kosovë |
| Emri dhe Mbiemri | Vehbi Kajtazi |
| Gjinia | Mashkull |
| Data | 14.1.2025 |
| Qyteti | Prishtinë |
| Lloji i incidentit | Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve |
| Nga Kush | |
| Shkelësi / i dyshuari | |
| Lloji i Medias | |
| Emri i Medias | |
| Burimi | |
| Prokurori Publik | |
| Gjyqësor | |
| Statusi gjyqësor | |
| Përfundimi ligjor | |
| A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | |
| A është raportuar incidenti tek policia? | |
| A është raportuar incidenti në prokurori? | |
| Reagimi i asociacionit të gazetarëve | Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK, shpreh shqetësim për suspendimin e llogarisë në Facebook të gazetarit Vehbi Kajtazi. Sipas gazetarit dhe themeluesit të portalit “Paparaci”, ky suspendim vjen si pasojë e raportimeve të vazhdueshme të bëra ndaj postimeve të tij që lidhen me zgjedhjet e 9 shkurtit, si dhe veprimeve të shumta nga llogari të automatizuara (bots) që e kanë ngacmuar dhe shqetësuar në platformën e tij para dhe gjatë fushatës zgjedhore. AGK-ja rikujton rëndësinë e garantimit të lirisë së shprehjes dhe mbrojtjes së gazetarëve nga çfarëdo forme e ndërhyrjes apo pengimit në punën e tyre. Njëherit bëjmë thirrje që të mos cënohet në asnjë mënyrë puna e gazetarëve. AGK-ja mbetet e përkushtuar për të mbrojtur të drejtat e gazetarëve dhe inkurajon institucionet dhe platformat digjitale që të bashkëpunojnë për të parandaluar sulmet dhe ndërhyrjet që cënojnë gazetarinë e lirë. |

