Publikacije

Udhëzues: Roli i mediave dhe gazetarëve në fuqizimin e raportimit rreth së rolit të pacientëve në shërbimet shëndetësore në Kosovë

3911-title

Mediat dhe gazetarët luajnë një rol jetik në shpërndarjen e informacionit të saktë, të besueshëm dhe të përgjegjshëm rreth shëndetësisë. Përmes raportimit profesional, qytetarët informohen mbi çështje që ndikojnë drejtpërdrejt mirëqenien e tyre — nga sëmundjet ngjitëse e jo-ngjitëse, deri te sfidat e sistemit shëndetësor.

Një raportim cilësor fuqizon pacientët të mbrojnë veten nga sëmundjet dhe u mundëson atyre të ndikojnë në politikat publike për shëndetësinë. Në anën tjetër, raportimi i pasaktë ose senzacional mund të dezinformojë publikun, prandaj gazetarët kanë përgjegjësi të madhe të jenë të kujdesshëm, precizë dhe etikë kur trajtojnë tema shëndetësore.

Ky udhëzues është hartuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), në bashkëpunim me Projektin “Shërbimet Shëndetësore të Integruara” (Integrated Health Services – IHS), si vazhdimësi e përpjekjeve për të ngritur cilësinë e raportimit shëndetësor në vend.

Ai përmbledh mësimet kryesore nga aktivitetet e vitit 2025:

  • Trajnimet “Zërat në kujdesin shëndetësor” (mars 2025)

  • Tryeza e diskutimit “Fuqia e këndit të raportimit” (shtator 2025)

Gjatë këtyre aktiviteteve, gazetarë, profesionistë shëndetësorë, përfaqësues institucionalë dhe zëra të komunitetit ndanë përvojat e tyre.

Udhëzuesi reflekton gjithashtu standardet dhe parimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe dokumentin udhëzues të përbashkët të vitit 2023, hartuar nga AGK, IHS dhe projekti “Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor” (AQH). Këto standarde theksojnë rëndësinë e qasjes universale, kujdesit të përqendruar te pacienti dhe respektimit të të drejtave të pacientëve.




Share this Post: