Kërcënim ndaj Radio Gorazhdeci, Pejë, 28.3.2025
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK, ka pranuar me shqetësim fushatën denigruese të drejtuar kundër radios në gjuhën serbe Radio Gorazhdeci (Goraždevac), me seli në komunën e Pejës.
Sipas raportimeve, një portal me emrin SrpskiGlas.rs ka publikuar një artikull në të cilin bëhet thirrje për bojkotimin e këtij mediumi, me arsyetimin se “janë në shërbim të Kosovës së pavarur”.
Kryeredaktori i Radio Gorazhdeci, Darko Dimitrijeviq (Darko Dimitrijević), ka deklaruar se mediumi që ai udhëheq gjithmonë ka vepruar në mënyrë profesionale, objektive dhe në përputhje me ligjet dhe Kodin e Etikës së Gazetarisë.
“Ky sulm ndaj punës sonë nuk është vetëm përpjekje për shpifje, por edhe një kërcënim serioz për sigurinë, pasi një targetim i tillë mund të paraqesë rrezik real për të gjithë ata që punojnë në Radio Gorazhdeci, sidomos gjatë udhëtimeve drejt Beogradit apo qyteteve të tjera”, ka deklaruar Dimitrijeviq.
AGK-ja e dënon fuqishëm këtë lloj targetimi dhe kërcënimet pasuese që rrezikojnë sigurinë fizike të gazetarëve të këtij mediumi. Gazetarët duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre pa pengesa dhe pa u frikësuar.
Detalji izvestioca | Radio Gorazhdeci |
---|---|
Slučajevi Opis | Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dënuar fushatën denigruese të drejtuar kundër radios në gjuhën serbe, Radio Gorazhdeci, me seli në Pejë. Fushata është nxitur nga një artikull i publikuar në portalin SrpskiGlas.rs, i cili bën thirrje për bojkotimin e këtij mediumi me arsyetimin se “janë në shërbim të Kosovës së pavarur.” |
Država | Kosovë |
Ime i prezime | |
Rod | |
Datum | 28.3.2025 |
Grad | Pejë |
Vrsta incidenta | Pretnje medijima i medijskim organizacijama |
Od koga | |
Kršilac / osumnjičeni | SrpskiGlas.rs |
Vrsta medija | Radio i televizija |
Ime medija | Radio Gorazhdeci |
Izvor | Radio Gorazhdeci |
Javni tužilac | |
Sudski | |
Sudski status | |
Sudski zakljucak | |
Da li je obavešteno udruženje novinara? | Da |
Da li je incidenat prijavljen u policiji? | |
Da li je incidenat prijavljen u tužilaštvu? | |
Reagovanjeudruženja novinara? | AGK-ja e ka dënuar ashpër këtë targetim dhe kërcënimet që rrezikojnë sigurinë fizike të gazetarëve, duke kërkuar që ata të lejohen të punojnë pa frikë dhe pengesa. |