Slucajevi

Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve, Shpresë Hasimi, Pejë, 01.03.2026

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e konsideron të papranueshme dhe e dënon ashpër sjelljen e kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, ndaj gazetares së “Betimi për Drejtësi”, Shpresë Hasimi.

Në pamjet e transmetuara në emision, Muhaxheri (LDK) dëgjohet duke i thënë gazetares “Baju” me nervozizëm dhe duke përplasur derën e veturës zyrtare në të cilën hyn. Kjo ndodhi pasi gazetarja i kishte bërë një seri pyetjesh lidhur me dyshimet për kurdisje në këmbimin e një prone milionëshe në Komunën e Pejës. Muhaxheri nuk i ishte përgjigjur kërkesës zyrtare për intervistë me ekipin në zyrën e tij.

AGK-ja e fton zotin Muhaxheri të kërkojë falje për fjalorin dhe sjelljen e papërshtatshme ndaj ekipit të gazetarëve. AGK-ja gjithashtu e fton kryetarin të ofrojë transparencë të plotë ndaj kërkesave të gazetarëve për raportim mbi tema me interes publik.

Zyrtarët e lartë, si në nivel shtetëror ashtu edhe në atë lokal, duhet të respektojnë punën e rëndësishme të gazetarëve dhe ligjin për ofrimin e informacioneve mbi vendimet që marrin, të cilat ndikojnë në jetën e qytetarëve.




Detalji izvestioca Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve, Shpresë Hasimi, Pejë, 01.03.2026
Slučajevi Opis Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e konsideron të papranueshme dhe e dënon ashpër sjelljen e kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, ndaj gazetares së “Betimi për Drejtësi”, Shpresë Hasimi. Në pamjet e transmetuara në emision, Muhaxheri (LDK) dëgjohet duke i thënë gazetares “Baju” me nervozizëm dhe duke përplasur derën e veturës zyrtare në të cilën hyn. Kjo ndodhi pasi gazetarja i kishte bërë një seri pyetjesh lidhur me dyshimet për kurdisje në këmbimin e një prone milionëshe në Komunën e Pejës. Muhaxheri nuk i ishte përgjigjur kërkesës zyrtare për intervistë me ekipin në zyrën e tij.
Država Kosovë
Ime i prezime Shpresë Hasimi
Rod Žensko
Datum 1.3.2026
Grad Pejë
Vrsta incidenta Ostale pretnje novinarima
Od koga Od javnih službenika
Kršilac / osumnjičeni Gazmend Muhaxhiri
Vrsta medija Onlajn
Ime medija Betimi për Drejtësi
Izvor Betimi për Drejtësi
Javni tužilac
Sudski
Sudski status
Sudski zakljucak
Da li je obavešteno udruženje novinara? Da
Da li je incidenat prijavljen u policiji?
Da li je incidenat prijavljen u tužilaštvu?
Reagovanjeudruženja novinara? AGK-ja e fton zotin Muhaxheri të kërkojë falje për fjalorin dhe sjelljen e papërshtatshme ndaj ekipit të gazetarëve. AGK-ja gjithashtu e fton kryetarin të ofrojë transparencë të plotë ndaj kërkesave të gazetarëve për raportim mbi tema me interes publik. Zyrtarët e lartë, si në nivel shtetëror ashtu edhe në atë lokal, duhet të respektojnë punën e rëndësishme të gazetarëve dhe ligjin për ofrimin e informacioneve mbi vendimet që marrin, të cilat ndikojnë në jetën e qytetarëve.
Share this Post: