Masa dënimi ndaj redaktorëve të RTK, Prishtinë, 12.3.2025
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK, shpreh shqetësimin e madh pas konfirmimit të dënimit të tre redaktorëve të Transmetuesit Publik, RTK, nga ana e Drejtorit të Televizionit, Rilind Gërvalla.
Jehona Zhitia, Valon Bajrami dhe Arton Mulliqi janë dënuar për shkak të mos-transmetimit në edicionin e vonë të lajmeve të një kronike për Qeverinë dhe Kryeministrin Kurti. Një nga redaktorët ka pohuar se kjo kronikë e caktuar “nuk i ka plotësuar standardet profesionale”, dhe si e tillë s'është transmetuar, duke shtuar se s'është hera e parë që ndodh diçka e tillë në RTK.
AGK-ja e konsideron këtë dënim brutal dhe të papranueshëm. Redaktorët e transmetuesit publik duhet të kenë pavarësinë e plotë për të marrë vendime redaktoriale, ashtu siç e shohin të përshtatshme.
Një ndërhyrje e tillë është krejtësisht politike dhe vazhdimësi e tendencës së partisë në pushtet, Vetëvendosje, për të ushtruar kontroll total mbi RTK-në. Kjo po bëhet përmes drejtorit Gërvalla, një ish-aktivist dhe donator i kësaj partie politike.
AGK-ja i inkurajon të gjithë gazetarët dhe redaktorët e Transmetuesit Publik që të vazhdojnë punën e tyre në interes të publikut, pavarësisht pengesave dhe presioneve.
Detalji izvestioca | |
---|---|
Slučajevi Opis | Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) shpreh shqetësimin e madh për dënimin e tre redaktorëve të RTK-së nga drejtori Rilind Gërvalla, për mos-transmetimin e një kronike për Qeverinë dhe Kryeministrin Kurti. AGK e cilëson këtë ndëshkim si brutal dhe të papranueshëm, duke e konsideruar ndërhyrje politike nga partia në pushtet, Vetëvendosje, për kontrollin e RTK-së. AGK inkurajon gazetarët dhe redaktorët që të vazhdojnë punën e tyre pavarësisht presioneve. |
Država | Kosovë |
Ime i prezime | |
Rod | |
Datum | 12.3.2025 |
Grad | Prishtinë |
Vrsta incidenta | Ostale pretnje novinarima |
Od koga | Od javnih lica |
Kršilac / osumnjičeni | Rilind Gërvalla |
Vrsta medija | Radio i televizija |
Ime medija | RTK |
Izvor | |
Javni tužilac | |
Sudski | |
Sudski status | |
Sudski zakljucak | |
Da li je obavešteno udruženje novinara? | Da |
Da li je incidenat prijavljen u policiji? | |
Da li je incidenat prijavljen u tužilaštvu? | |
Reagovanjeudruženja novinara? | Një ndërhyrje e tillë është krejtësisht politike dhe vazhdimësi e tendencës së partisë në pushtet, Vetëvendosje, për të ushtruar kontroll total mbi RTK-në. Kjo po bëhet përmes drejtorit Gërvalla, një ish-aktivist dhe donator i kësaj partie politike. AGK-ja i inkurajon të gjithë gazetarët dhe redaktorët e Transmetuesit Publik që të vazhdojnë punën e tyre në interes të publikut, pavarësisht pengesave dhe presioneve. AGK-ja i inkurajon të gjithë gazetarët dhe redaktorët e Transmetuesit Publik që të vazhdojnë punën e tyre në interes të publikut, pavarësisht pengesave dhe presioneve. |