Sulm ndaj mediave, Prishtinë, 27.09.2024
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon ashpër sulmin e fundit ndaj mediave të bërë sot nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
AGK-ja e sheh me shumë shqetësim një përpjekje të tillë të papranueshme për të minuar kredibilitetin e mediave në Kosovë pa asnjë fakt dhe argument, duke hedhur akuza drejt mediave se “paguhen nga regjimet e kaluara” për kinse prodhimin e lajmeve të rreme dhe dezinformatave lidhur me Byronë për Verfikim dhe Konfiskim të Pasurisë së Pajustifikueshme.
Në raportin e fundit të Reporterëve Pa Kufij, Kosova ka shënuar rënie drastike prej 19 vendesh sa i përket lirisë së shtypit, andaj ftojmë Kryeministrin Albin Kurti të përmbahet nga fushata të tilla dhe nga paralajmërimet e tij politike për përndjekje dhe mësymje ndaj mediave e gazetarëve mbi aludime të pa argumentuara, gjë që e përkeqëson edhe më tej situatën në vend sa i përket lirisë së medias dhe ambientit të të bërit gazetari.
Problematizimi i çështjes së dezinformatave dhe lajmeve të rreme, për të cilat pretendon kryeministri Kurti, nuk bëhet në asjnë mënyrë duke cenuar rëndë dhe pa asnjë argument kredibilitetin e mediave, si një prej shtyllave më të rëndësishme të demokracisë në vend.
Detalji izvestioca | Sulm ndaj mediave, Prishtinë, 27.09.2024 |
---|---|
Slučajevi Opis | Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka hedhur akuza drejt mediave se “paguhen nga regjimet e kaluara” për kinse prodhimin e lajmeve të rreme dhe dezinformatave lidhur me Byronë për Verfikim dhe Konfiskim të Pasurisë së Pajustifikueshme. Në raportin e fundit të Reporterëve Pa Kufij, Kosova ka shënuar rënie drastike prej 19 vendesh sa i përket lirisë së shtypit, andaj ftojmë Kryeministrin Albin Kurti të përmbahet nga fushata të tilla dhe nga paralajmërimet e tij politike për përndjekje dhe mësymje ndaj mediave e gazetarëve mbi aludime të pa argumentuara, gjë që e përkeqëson edhe më tej situatën në vend sa i përket lirisë së medias dhe ambientit të të bërit gazetari. Problematizimi i çështjes së dezinformatave dhe lajmeve të rreme, për të cilat pretendon kryeministri Kurti, nuk bëhet në asjnë mënyrë duke cenuar rëndë dhe pa asnjë argument kredibilitetin e mediave, si një prej shtyllave më të rëndësishme të demokracisë në vend. |
Država | Kosovë |
Ime i prezime | |
Rod | Grupa |
Datum | 27.9.2024 |
Grad | Prishtinë |
Vrsta incidenta | Napadi na medije i medijske organizacije |
Od koga | Agresivne izjave državnih zvaničnika |
Kršilac / osumnjičeni | Kryeministri Albin Kurti |
Vrsta medija | |
Ime medija | |
Izvor | |
Javni tužilac | |
Sudski | |
Sudski status | |
Sudski zakljucak | |
Da li je obavešteno udruženje novinara? | |
Da li je incidenat prijavljen u policiji? | |
Da li je incidenat prijavljen u tužilaštvu? | |
Reagovanjeudruženja novinara? | Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon ashpër sulmin e fundit ndaj mediave të bërë sot nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. AGK-ja e sheh me shumë shqetësim një përpjekje të tillë të papranueshme për të minuar kredibilitetin e mediave në Kosovë pa asnjë fakt dhe argument, duke hedhur akuza drejt mediave se “paguhen nga regjimet e kaluara” për kinse prodhimin e lajmeve të rreme dhe dezinformatave lidhur me Byronë për Verfikim dhe Konfiskim të Pasurisë së Pajustifikueshme. |