Sulm ndaj medieve dhe organizatave mediale, Prishtinë, 12.3.2025
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dënon fuqishëm fyerjet dhe kërcënimet e përsëritura të anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi, ndaj mediave, përfshirë një deklaratë skandaloze të bërë këtë të mërkurë.
Gjatë një pyetje drejtuar atij nga gazetarja e Gazeta Nacionale, Besarta Hoti, Kurteshi është përgjigjur me fjalët: "Ju jeni media kriminale, të vrasësve me pagesë.”
AGK-ja e konsideron këtë deklaratë si të papërgjegjshme, të papranueshme dhe të rrezikshme. Akuza e tillë, e paprecedent ndaj një medie, nga një zyrtar i lartë i partisë në pushtet, jo vetëm që cenon lirinë e shtypit, por rrezikon edhe sigurinë e gazetarëve.
AGK-ja i bën thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që urgjentisht të sigurojë që përfaqësuesi i saj në KQZ të mos pengojë punën e gazetarëve dhe të përmbahet nga gjuha fyese dhe kërcënuese ndaj mediave. Sulmet verbale ndaj gazetarëve janë të papranueshme dhe cenojnë seriozisht lirinë e medias në Kosovë.
Detalji izvestioca | |
---|---|
Slučajevi Opis | Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dënuar ashpër fyerjet dhe kërcënimet e përsëritura të anëtarit të KQZ-së, Sami Kurteshi, ndaj mediave, veçanërisht deklaratën e tij skandaloze drejtuar gazetës Nacionale, ku ai i quajti gazetarët “media kriminale, të vrasësve me pagesë.” AGK e cilëson këtë gjuhë si të papërgjegjshme, të rrezikshme dhe cenim të lirisë së shtypit, duke theksuar se ajo rrezikon edhe sigurinë e gazetarëve. Organizata i kërkon Lëvizjes Vetëvendosje të ndërhyjë për të ndaluar gjuhën fyese dhe pengesat ndaj punës së mediave, duke mbrojtur lirinë e shprehjes në Kosovë. |
Država | Kosovë |
Ime i prezime | |
Rod | |
Datum | 12.3.2025 |
Grad | Prishtinë |
Vrsta incidenta | Napadi na medije i medijske organizacije |
Od koga | |
Kršilac / osumnjičeni | Sami Kurteshi |
Vrsta medija | |
Ime medija | |
Izvor | |
Javni tužilac | |
Sudski | |
Sudski status | |
Sudski zakljucak | |
Da li je obavešteno udruženje novinara? | Da |
Da li je incidenat prijavljen u policiji? | |
Da li je incidenat prijavljen u tužilaštvu? | |
Reagovanjeudruženja novinara? | AGK-ja dënon gjuhën skandaloze, kërcënuese dhe nxitëse të anëtarit të KQZ-së, Sami Kurteshi. Sulmet verbale ndaj gazetarëve janë të papranueshme dhe cenojnë seriozisht lirinë e medias në Kosovë. |