Sulme aktuale ndaj gazetarëve, Burim Pacolli, Prishtinë, 02.03.2026
Gazetari i Nacionales, Burim Pacolli është sulmuar fizikisht nga disa persona pasditen e së hënës, ka njoftuar mediumi ku punon.
Sipas njoftimit, sulmi dyshohet se ka ardhur nga një reper, për të cilin Pacolli kishte bërë recension të punës së tij.
AGK-ja e dënon fuqishëm këtë sulm që ka cenuar integritetin fizik të Pacollit, dhe e fton Policinë e Kosovës për gjetjen dhe kapjen e autorit/autorëve, pas denoncimit që Pacolli ka bërë.
Liria e shprehjes, kritikës dhe raportimit është e garantuar me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, dhe asnjë gazetar nuk mund të jetë pre e sulmeve për shkak të zbatimit të kësaj të drejte
02.03.2026 *** 22:48 *** Përditësim
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është thellësisht i shqetësuar për kërcënimin e ri që ka marrë gazetari i Nacionales, Burim Pacolli, nga reperi me nofkën “Mossi”, disa orë pas sulmit fizik.
Në një postim më Instagram, ky individ ka shkruar se “ nuk ki m e kon asnjeher i mbrojtur perderisa flet keq per punen e tjetrit prej te cilit ai jeton ,pa ndalim dhe pa nevoje ."
AGK-ja është në kontakt me Policinë dhe Prokurorinë për rastin, dhe i fton të dyja që të shtojnë përpjekjet për lokalizimin dhe arrestimin e tij dhe personave të tjerë të përfshirë në sulmin fizik.
Në ndërkohë, AGK-ja e fton Policinë e Kosovës që të vlerësojë ofrimin e mbrojtjes për gazetarin Pacolli pas sulmit dhe përsëritjes së kërcënimeve.
AGK-ja rithekson se liria e shprehjes, kritikës dhe raportimit është e garantuar me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, dhe asnjë gazetar nuk mund të jetë pre e sulmeve për shkak të zbatimit të kësaj të drejte.
| Detalji izvestioca | Sulme aktuale ndaj gazetarëve, Burim Pacolli, Prishtinë, 02.03.2026 |
|---|---|
| Slučajevi Opis | Gazetari i Nacionales, Burim Pacolli është sulmuar fizikisht nga disa persona pasditen e së hënës, ka njoftuar mediumi ku punon. Sipas njoftimit, sulmi dyshohet se ka ardhur nga një reper, për të cilin Pacolli kishte bërë recension të punës së tij. |
| Država | Kosovë |
| Ime i prezime | Burim Pacolli |
| Rod | Muški |
| Datum | 2.3.2026 |
| Grad | Prishtinë |
| Vrsta incidenta | Trenutni napadi na novinare |
| Od koga | Od javnih lica |
| Kršilac / osumnjičeni | Mossi |
| Vrsta medija | Onlajn |
| Ime medija | Nacionale |
| Izvor | Nacionale |
| Javni tužilac | |
| Sudski | |
| Sudski status | |
| Sudski zakljucak | |
| Da li je obavešteno udruženje novinara? | Da |
| Da li je incidenat prijavljen u policiji? | Da |
| Da li je incidenat prijavljen u tužilaštvu? | |
| Reagovanjeudruženja novinara? | AGK-ja e dënon fuqishëm këtë sulm që ka cenuar integritetin fizik të Pacollit, dhe e fton Policinë e Kosovës për gjetjen dhe kapjen e autorit/autorëve, pas denoncimit që Pacolli ka bërë. Liria e shprehjes, kritikës dhe raportimit është e garantuar me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, dhe asnjë gazetar nuk mund të jetë pre e sulmeve për shkak të zbatimit të kësaj të drejte |

