Sulme ndaj mediave dhe organizatave mediale, Vox Kosova, Prishtinë, 01.04.2026
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është thellësisht i shqetësuar me një valë të re të sulmeve kibernetike kundër portalit, Vox Kosova. AGK-ja është njoftuar se llogaria e kësaj media në Facebook në kohët e fundit është mbyllur dy herë, llogaria në Tik Tok dy herë, kurse ajo në Instagram një herë.
AGK-ja dënon fuqishëm këto sulme ndaj Vox Kosova, e që minojnë lirinë e medias dhe shprehjes në Kosovë, dhe kanë për qëllim pengimin e shpërndarjes së lirë të informacionit.
AGK-ja e fton Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë që të zhvillojnë hetimet e nevojshme, për të gjetur dhe dënuar autorët e sulmeve.
Gjithashtu, kërkohet rritje e nivelit të bashkëpunimit me organet kompetente nga Gjermania, prej nga është identifikuar se vijnë sulmet.
AGK-ja qëndron në mbështetje dhe solidaritet të plotë me Vox Kosova, dhe të tjera media që kohëve të fundit janë penguar për ta kryer punën e tyre si pasojë e këtyre sulmeve.
| Detalji izvestioca | Sulme ndaj mediave dhe organizatave mediale, Vox Kosova, Prishtinë, 01.04.2026 |
|---|---|
| Slučajevi Opis | Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është thellësisht i shqetësuar me një valë të re të sulmeve kibernetike kundër portalit, Vox Kosova. AGK-ja është njoftuar se llogaria e kësaj media në Facebook në kohët e fundit është mbyllur dy herë, llogaria në Tik Tok dy herë, kurse ajo në Instagram një herë. AGK-ja dënon fuqishëm këto sulme ndaj Vox Kosova, e që minojnë lirinë e medias dhe shprehjes në Kosovë, dhe kanë për qëllim pengimin e shpërndarjes së lirë të informacionit. |
| Država | Kosovë |
| Ime i prezime | |
| Rod | Grupa |
| Datum | 1.4.2026 |
| Grad | Prishtinë |
| Vrsta incidenta | Napadi na medije i medijske organizacije |
| Od koga | |
| Kršilac / osumnjičeni | |
| Vrsta medija | Onlajn |
| Ime medija | Vox Kosova |
| Izvor | Vox Kosova |
| Javni tužilac | |
| Sudski | |
| Sudski status | |
| Sudski zakljucak | |
| Da li je obavešteno udruženje novinara? | Da |
| Da li je incidenat prijavljen u policiji? | Da |
| Da li je incidenat prijavljen u tužilaštvu? | |
| Reagovanjeudruženja novinara? | AGK-ja dënon fuqishëm këto sulme ndaj Vox Kosova, e që minojnë lirinë e medias dhe shprehjes në Kosovë, dhe kanë për qëllim pengimin e shpërndarjes së lirë të informacionit. AGK-ja e fton Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë që të zhvillojnë hetimet e nevojshme, për të gjetur dhe dënuar autorët e sulmeve. Gjithashtu, kërkohet rritje e nivelit të bashkëpunimit me organet kompetente nga Gjermania, prej nga është identifikuar se vijnë sulmet. AGK-ja qëndron në mbështetje dhe solidaritet të plotë me Vox Kosova, dhe të tjera media që kohëve të fundit janë penguar për ta kryer punën e tyre si pasojë e këtyre sulmeve. |

