Vesti

Kërcënohet dhe pengohet ekipi i Lajmi.net në Gjykatën e Prizrenit


3343-title

Një ekip i portalit online, Lajmi.net i përbërë nga gazetari Selim Miftari dhe kameramani Përparim Tufa, janë penguar në punën e tyre dhe janë kërcënuar seriozisht. Incidenti ka ndodhur gjatë një seance në Gjykatën Themelore në Prizren.

Sipas redaksisë, një i akuzuar me inicialet V.H ka e ka penguar punën e ekipit në prani të gjyqtares së rastit, duke kërkuar që të mos xhirojnë dhe t’i fshijnë materialet.

Në një moment, ai ia ka kapur edhe kamerën kameramanit Përparim Tufa, duke iu drejtuar me fjalët “ule qeta”, kurse në një moment tjetër i drejtohet ekipit të lajmi.net me fjalët: “Qat incizimin që e bone në korridor, ruju po gabon me e qitë. Qitash thuj kërcënim direkt kshtu thuj m’ka kërcnu…”

AGK-ja, e dënon kërcënimin që është presion i hapur ndaj punës së medies dhe e rrezikon seriozisht sigurinë e gazetarëve. AGK-ja, kërkon nga trupat gjykues në gjithë vendin, që kur seancat të jenë publike, të sigurohen që gazetarët dhe mediet, të jenë në gjendje të kryejnë punën e tyre të lirë, dhe të papenguar.

Share this Post: