Vesti

Kur dhunohesh në vendin më të sigurtë- Nën çatinë e shtëpisë tënde


3667-title

Shkruan: Altiana Zogaj dhe Amantina Hasani

Frank Baum thotë se nuk ka vend si shtëpia. Ky është edhe përshkrimi më i shpeshtë i cdo fotografie ku nën objektivin e kamerës është objekti ku shpenzohet koha më së shumti jashtë angazhimeve profesionale. Por, jo të gjithë ngazëllehen kur dëgjojnë dikë të përmendin shtëpinë. Disa tek ato mure i kalojnë dhimbjet më të mëdha, fizike e shpirtërore, e po nga ata njerë me të cilët ndajnë ato qoshe. Raportet 24 orëshe të policisë e kanë një vepër që kurrëher nuk iu mungon, është dhuna në familje.

Së këndejmi, viktimat që kryesojnë në to, sipas statistikave më së shpeshti janë vajzat dhe gratë. Sikurse në çdo qytet të Kosovës, edhe në Gjilan është trendi i njëjtë. As këtu nuk “diskriminohen” meshkujt, por, numri nuk është as afër sikurse te ai i gjinisë së kundërt. Megjithatë, këto statistika, tregojnë edhe anën tjetër të medaljes, atë se dhuna spo mbetet vetëm brenda dyerve të shtëpisë. Gratë e meshkujt, po iu drejtohen organeve të rendit.

Bazuar në të dhënat e siguruara nga Policia, në Gjilan për 5 vite janë raportuar plot 1368 raste. Nga to, 1 mijë e 26 raste viktimat ishin vajza e gra. Në anën tjetër, 377 meshkuj. Shifra treshifrore në rastin e grave e vajzave është alarmi i qartë se kjo kategori përballet me këtë lloj dhune më shpesh. Brenda vitit të kaluar nga 379 raste të dhunës të cilat janë raportuar, mbrojtje në institucione strehimore kanë kërkuar vetëm 11 gra.

Bazuar në të dhënat e siguruara nga Qëndra për Punë Sociale, aty ka kapacitete që vetëm 10 gra të strehohen brenda 24 orëve. Kurse për kushtet u tha se janë relativisht të mira. Mësohet se jo krejt gratë raportojnë dhunën, e i shkojnë deri në fund. Pasi përplot nga ato pësojnë edhe dhunë të përsëritur, duke u kthyer për të jetuar me dhunuesit përsëri.

A.M, 38 vjeçarja nga po ky qytet, thotë se mungesa e mbështetjes së duhur nga institucionet lokale e qëndrore, por edhe familjare ka bërë që ajo të rikthehet në ambientet ku ka pësuar dhunë, tek familja e bashkëshortit të tij. Ajo thotë se edhe pse dhuna fizike është ndalur, ajo psiqike është ende prezente. A.M pohon se nuk e ka vizituar asnjëherë Qendren Strehuese “Liria” në komunën e saj. Kjo pasi siç pohon viktima, nuk është e informuar dhe se ka frikën e stigmatizimit nga pjesa tjetër e rrethit.

E për ripërsëritjen e rasteve të dhunës në familje në Gjilan ka folur edhe avokati Arbër Spahiu. Ai përfaqëson dhjetëra lëndë të grave nga ky rajon që përjetojnë dhunë e ndjekin rrugën ligjore. Megjithatë ai tha se nuk ka statistika të sakta, por është dukuri e ndodhur shpesh. Tutje ai ka treguar edhe disa hapa ligjor që viktima mund t’i ndjek për mbrojtje ndaj saj.

Avokati thotë se viktima mund të kërkojë mbrojtje nga gjykata përmes kërkesës për urdhër mbrojtjeje. Kjo mund të bëhet duke dorëzuar një kërkesë në gjykatën kompetente, zakonisht Gjykatën Themelore. Edhe në rast të pamundësisë për të pasur një avokat kërkesa mund të bëhet sepse gjykata do të shqyrtojë kërkesën dhe, nëse janë plotësuar kushtet e përcaktuara me ligj, mund të lëshojë një urdhër mbrojtjeje. Po ashtu, mund të kërkohet asistencë nga autoritetet policore për të siguruar mbrojtjen e menjëhershme, nëse është e nevojshme.

Por sa shpejt mund të merret një urdhër mbrojtjeje dhe cilat janë pasojat për shkëlësin?

Urdhri i mbrojtjes mund të merret shumë shpejt, bazuar në ato çka pohoi Spahiu, brenda 48 orëve nga momenti kur është dorëzuar kërkesa për të.

Kësisoj, pas lëshimit të urdhrit, shkelësi i tij mund të përballet me masa ndëshkuese, përfshirë gjobë ose dënime me burg, në varësi të rrethanave dhe përsëritjes së dhunës. Nëse dhuna është e vazhdueshme, mund të ketë pasoja më të rënda ligjore për të.

Në këtë rast viktima mund të kërkojë ekzekutimin e këtij urdhri nga organet e rendit dhe mund të denoncojë përsëri dhunën në polici. Po ashtu, mund të kërkohet rishqyrtimi i rastit nga gjykata për masë më të ashpër mbrojtjeje, si ndalimi i kontaktit apo largimi përfundimtar i shkelësit nga shtëpia.

Po ashtu viktimat e dhunës në familje mund të kërkojnë dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara si pasojë e dhunës. Dëmshpërblimi mund të kërkohet nëpërmjet një padie civile për dëmet materiale dhe jo-materiale (psikologjike, fizike). Për këtë, viktima duhet të dëshmojë dëmtimet që ka pësuar dhe mund të angazhojë një avokat për të përgatitur dhe paraqitur padi në gjykatë.

“Largimi nga dhuna, një akt guximi”

Sipas specialistes së psikologjisë , Donika Tahirsyla-Alidemi, kthimi tek partnerët e dhunshëm manifestohet më shumë nga gratë .

E kjo ndodh për shkak se ato janë të lidhura më shumë me faktorin emocional.

“Gratë kanë prirje që të kthehen së rish në ambientet e dhunshme, pasi kë të pjesë e lidhin me faktorin emocional. Më pas rehatia që e ndejnë te shtëpia. Krejt kjo manifestohet nga ideja që të njëjtave ua krijojnë bashkshortët, apo familjarët manipulues”, tha Tahirsyla-Alidemi.

Më pas, premtimet që viktimat marrin nga personat që i kanë dhunuar qoftë psikologjikisht ose emocionalisht, se të një jtit do të ndryshojnë .

“Dhunuesit janë të njohur për aftësitë e tyre që qojnë drejt shtrembë rimit të situatë s reale. Kë sisoj, vajzat dhe gratë bien në grackën e premtimeve boshe, dhe pas një kohë përsëri kthehen në pozitë zero”, shtoi specialistja.

Të tjerë faktor sipas ekspertes së psikologjisë mjeksore, janë edhe aspekti financiar e mbë shtetja institucionale. Kjo duke u ndë rlidhur edhe me stigmatizimin shoqë ror e bullizimin nga pjestarë t e ambientit ku të një jtit persona jetojnë e veprojnë në pë rditshmë rinë e tyre.

Ajo pohoi se personat që dhunohen pavarë sisht gjinisë , duhet ta kuptojnë se nuk janë fajtor pë r veprimet e tjetrit dhe largimi nga dhuna ë shtë akt guximi dhe vetmbrojtjeje.

Mungesa e vetdijësimit sa i përket mbështetjes në institucione

Në raport me veprimet që duhet të ndërmerren kur një person, burrë apo grua përballet më dhunë, institucioni që e njohin si më efikasin del të jetë policia. Kjo bazuar edhe në raportet që flasin për besueshmërinë në institucione. Një raport i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), thotë se pas Forcës së Sigurisë së Kosovës, e dyta është policia. Por sipas A.M, çka njerëzit nuk janë krejt të informuar është procedurat që duhet të ndjekin pas përballjes me dhunë e pas deklaratës në polici.

Gjilanasja pohon se nuk ka parë të ketë raporte që janë të qasshme për të kuptuar se si duhet të veproj e ku të drejtohet.

“Unë e kam ditë që në polici me shku ata diçka kanë me më ndihmu, po ata e marrin deklaratën, edhe po e nalkan dhunuesin për 48 orë, ama ku me ia mbajt nëse një grua tjetër s’ka mbështetjen as nga familja. A kemi vend ku me shku e çka na ofron shteti neve kur sjemi t’sigurt me nejt as në shpija”, tha mes tjerash ajo.

Si përfundim, del që në raport me trajtimin e rasteve nevojitet ende vetdijësim e informim më i madh sa i përket procedurave që duhet ndjekur e veprimeve që duhet ndërmarrë.

--

Ky projekt është pjesë e iniciativës së UN Women, “Adresimi i ndikimeve të dhunës me bazë gjinore në Kosovë dhe fuqizimi i të mbijetuarve/eve për të luftuar stigmën dhe për të folur hapur”, mbështetur nga Ambasada Britanike në Prishtinë.

Share this Post: