Vesti

Në pjesën e fundit të Konferencës ndoqëm diskutimin e Panelit të Tretë: Gratë Gazetare të Kosovës në qendër


3666-title

Paneli i Tretë solli në fokus historitë, sfidat dhe kontributin e grave gazetare në Kosovë. Diskutimi u moderua nga Larisa Halilović, Udhëheqëse e Ekipit, WB Media for Change, British Council, me paneliste:

Artiola Babuni – Koordinatore dhe Hulumtuese në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës
Leonida Molliqaj – Drejtoreshë Ekzekutive në QIKA / Anëtare e Panelit Këshillues të Rrjetit të Grave Gazetare të Kosovës
Dafina Halili – Gazetare, Kosovo 2.0
Shqipe Desku – Gazetare lokale, Radio Alba, Klinë
Tatjana Lazarević – Kryeredaktore, Kossev, Mitrovica e Veriut
Gentiana Begolli Pustina – Drejtuese e Departamentit për Komunikim dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në RTK / Anëtare e Panelit Këshillues të Rrjetit të Grave Gazetare të Kosovës
Qendresa Tërshani – Gazetare, Klan Kosova / Anëtare e Panelit Këshillues të Rrjetit të Grave Gazetare të Kosovës.

Diskutimi theksoi rëndësinë e përfshirjes dhe përfaqësimit të grave në media, duke nxitur një ndërgjegjësim më të madh për mundësitë dhe sfidat që ato përballen. Në këtë pjesë ndoqëm edhe video nga dy gra gazetare të jashtëzakonshme: Claudia Peschiutta dhe Amanda Ferguson, të cilat ndanë mesazhe dhe përvoja të tyre me eudiencën.

Konferenca “Women Journalists in the Spotlight” ishte një mundësi e shkëlqyer për të forcuar lidhjet dhe rrjetet midis grave gazetare nga rajoni, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe përfshirjes së tyre në media. Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve, panelistëve dhe folësve për një ditë plot diskutime frymëzuese!

Share this Post: