Vesti

Sot ka filluar Akademia për Raportim mbi Ballafaqimin me të Kaluarën (BmK) dhe Raportimin e Sensibilizuar për Konflikt


3697-title

U mbajt moduli i parë i Akademisë për Raportim mbi Ballafaqimin me të Kaluarën (BmK) dhe Raportimin e Sensibilizuar për Konfliktin. Në këtë modul morën pjesë rreth 20 gazetarë të cilët do të ndjekin katër module gjatë muajve në vijim.

???? Akademia u hap nga Drejtorja Ekzekutive e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Getoarbë Mulliqi, dhe Menaxherja e Programeve në Pro Peace, Vjollca Islami-Hajrullahu, të cilat mirëpritën pjesëmarrësit dhe shprehën mirënjohjen dhe përkushtimin e tyre për vazhdimin e një bashkëpunimi të rëndësishëm dhe afatgjatë, që synon fuqizimin e gazetarisë për paqe dhe adresimin e të kaluarës përmes një qasjeje etike dhe profesionale.

????️ Mulliqi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet AGK-së dhe Pro Peace, si një platformë për të ngritur kapacitetet e gazetarëve në raportimin mbi çështje të sensibilizuar, sidomos në kontekstin e gazetarisë së paqes.

"Është jashtëzakonisht e rëndësishme që gazetarët e rinj të kenë mundësi të ndjekin trajnime të tilla që trajtojnë tema që shpesh nuk janë pjesë në raportimin e përditshëm. Bashkëpunimi me Pro Peace dhe AGK-së përmes kësaj Akademie është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një kulture të gazetarisë që kontribuon në ndërtimin e paqes dhe ndërgjegjësimit shoqëror".

????️ Islami-Hajrullahu u shpreh e lumtur për vazhdimin e këtij bashkëpunimi me AGK-në, duke nënvizuar rëndësinë e ndërtimit të një komuniteti të gazetarëve të cilët jo vetëm raportojnë për konfliktin, por e kuptojnë thellësisht ndikimin që fjalët e tyre mund të kenë në ndërtimin e paqes.

"Meqë media është burimi kryesor i informacionit për shumicën prej nesh, është thelbësore që gazetarët dhe mediat të evitojnë lajmet e rreme dhe ndikimet e jashtme e të brendshme që mund të shtyjnë drejt rritjes së tensioneve. Pro Peace e sheh si thelbësore këtë Akademi dhe e vlerëson bashkëpunimin me AGK-në si një model të mirë për edukimin dhe fuqizimin profesional të gazetarëve në Kosovë”.

???? Trajner i modulit ishte Besian Beha, gazetar që mbulon drejtësinë, i cili e nisi trajnimin me një hyrje në konceptet themelore të kësaj fushe.

Gjatë ditës, pjesëmarrësit:

???? Mësuan për parimet dhe zhvillimin e gazetarisë për paqe si një qasje që i kundërvihet gazetarisë së konfliktit;

???? Diskutuan për mënyrat se si media mund të luajë një rol në promovimin e dialogut, ndërtimit të urave të komunikimit dhe ballafaqimit të sinqertë me të kaluarën;

???? Analizuan raste studimore dhe ndanë përvoja personale nga terreni mbi sfidat dhe dilemat etike që hasin në raportim.

???? Akademia në fushën e raportimit për Ballafaqimin me të Kaluarën (BmK) dhe Raportimin e Sensibilizuar për Konflikt do të vazhdojë edhe me tri module të tjera në muajt pasues.

Share this Post: