Rastet

Diskriminim në media, Brahim Thaqi, Suharekë, 23.12.2015

Me 23.012.2015 Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka pranuar me shqetësim njoftimin se gazetari Brahim Thaqi nga portali TherandaPost, është penguar nga ana e kryetarit të komunës së Suharekës, Sali Asllanaj për ta kryer detyrën e tij. Sipas ankesës që ka pranuar Asociacioni i Gazetarëve, kreu i Suharekës, Sali Asllanaj, përmes zëdhënësit të tij, sot, nuk i ka lejuar gazetarit që ta përcjell konferencën për shtyp të fundvitit, por as të kenë qasje në ndërtesën e komunës, me arsyetimin se nuk e kanë pasqyruar drejt punën e komunës në shkrimet e tij. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon këtë akt duke e cilësuar, shkelje flagrante të së drejtës për qasje në informacion dhe në kundërshtim me vlerat e përgjithshme të lirisë së shtypit dhe shprehjes.




Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri Brahim Thaqi
Gjinia Mashkull
Data 23/12/2015 00:00
Qyteti Suharekë
Lloji i incidentit Diskriminim në bazë të
Nga kush Nga zyrtarët publik
Shkelësi / i dyshuari I Panjohur
Lloji i Medias Online
Emri i Medias Therandapost.com
Burimi Gazetari
Prokurori Publik
Gjyqësor Nuk ka filluar procedurë ligjore
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor Kryerësi I veprës është liruar, arsyetimi
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
A është raportuar incidenti tek policia? Jo
A është raportuar incidenti në prokurori?
Reagimi i asociacionit të gazetarëve Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar këtë veprim dhe e konsideron si një shkelje flagrante të të drejtave për qasje në informacion, dhe në kundërshtim me vlerat e lirisë së shtypit dhe të shprehjes.
Share this Post: