Gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj gazetarit Lorik Gashi, Prishtinë, 25.04.2024
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka pranuar me shqetësim kërcënimet që janë bërë ndaj gazetarit të sportit, redaktor në Kanal10, Lorik Gashi.
Gashi ka prezantuar komunikimin që presidenti i klubit, Phoenix, Muhedin Ferati, ka bërë me të në rrjete sociale, ku ai e fyen dhe e kërcënon në mënyrë të përsëritur.
“Krejt robt ti q***a. Qite si lajm ti q***a krejt familjen. Veq edhe ni fjal po ta them po se hjeke postimin e rrejshem ateher kom me te befasue”, shkruan në një pjesë të mesazheve.
AGK-ja, e dënon fuqishëm gjuhën fyese dhe kërcënimin e drejtuesit të këtij klubi dhe fton organet e FFK-së të reagojnë, sikurse edhe Policinë e Kosovës që të merret me rastin.
Kërcënime të tilla rrezikojnë seriozisht punën e gazetarëve, të të gjitha sektorëve në këtë rast edhe ata të sportit.
Gashi kishte raportuar për vonesën e pagave për futbollistët në klubin që e drejton Ferati.
| Detajet e raportuesit | Gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj gazetarit Lorik Gashi, 25.04.2024 |
|---|---|
| Rastet Përshkrimi | Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka pranuar me shqetësim kërcënimet që janë bërë ndaj gazetarit të sportit, redaktor në Kanal10, Lorik Gashi. Gashi ka prezantuar komunikimin që presidenti i klubit, Phoenix, Muhedin Ferati, ka bërë me të në rrjete sociale, ku ai e fyen dhe e kërcënon në mënyrë të përsëritur. “Krejt robt ti q***a. Qite si lajm ti q***a krejt familjen. Veq edhe ni fjal po ta them po se hjeke postimin e rrejshem ateher kom me te befasue”, shkruan në një pjesë të mesazheve. |
| Shteti | Kosovë |
| Emri dhe Mbiemri | Lorik Gashi |
| Gjinia | Mashkull |
| Data | 25.4.2024 |
| Qyteti | Prishtinë |
| Lloji i incidentit | Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve |
| Nga Kush | Nga personat publik |
| Shkelësi / i dyshuari | Muhedin Ferati |
| Lloji i Medias | Radio dhe Televizion |
| Emri i Medias | Kanal10 |
| Burimi | Lorik Gashi |
| Prokurori Publik | |
| Gjyqësor | |
| Statusi gjyqësor | |
| Përfundimi ligjor | |
| A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
| A është raportuar incidenti tek policia? | |
| A është raportuar incidenti në prokurori? | |
| Reagimi i asociacionit të gazetarëve | AGK-ja, e dënon fuqishëm gjuhën fyese dhe kërcënimin e drejtuesit të këtij klubi dhe fton organet e FFK-së të reagojnë, sikurse edhe Policinë e Kosovës që të merret me rastin. Kërcënime të tilla rrezikojnë seriozisht punën e gazetarëve, të të gjitha sektorëve në këtë rast edhe ata të sportit. Gashi kishte raportuar për vonesën e pagave për futbollistët në klubin që e drejton Ferati. |

