Rastet

Frikësim – kërcënim verbal, Saranda Ramaj, Pejë, 19.12.2017

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dënon ashpër frikësimin e shkaktuar ndaj familjes së gazetares Saranda Ramaj nga një zyrtar publik. AGK është njoftuar nga anëtarja jonë, Saranda Ramaj se një person ka shkaktuar frikësim ndaj anëtarëve të familjes së saj gjatë kohës kur gazetarja Ramaj nuk ishte në shtëpi. “Ejup Simnica, auditor në Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm edhe pse person i panjohur për familjen time ai ka shkuar në shtëpinë time në Radavc të Pejës dhe prindërve të mi u ka lënë një vizitë kartë duke u thënë që të mos vazhdoj më të raportoj për të” tregon Ramaj ndër të tjera. Ajo ka njoftuar AGK-në se rasti tashmë është raportuar në Policinë e Kosovës.




Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri Saranda Ramaj
Gjinia Femer
Data 19/12/2017 00:00
Qyteti Pejë
Lloji i incidentit Frikësim – kërcënim verbal (përfshirë kërcënimet me vdekje)
Nga kush Nga zyrtarët publik
Shkelësi / i dyshuari I Panjohur
Lloji i Medias Të Shtypur
Emri i Medias Koha Ditore
Burimi Gazetarja
Prokurori Publik
Gjyqësor Nuk ka filluar procedurë ligjore
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
A është raportuar incidenti tek policia? Po
A është raportuar incidenti në prokurori?
Reagimi i asociacionit të gazetarëve Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dënon ashpër frikësimin e shkaktuar ndaj familjes së gazetares Saranda Ramaj nga një zyrtar publik. AGK është njoftuar nga anëtarja jonë, Saranda Ramaj se një person ka shkaktuar frikësim ndaj anëtarëve të familjes së saj gjatë kohës kur gazetarja Ramaj nuk ishte në shtëpi. “Ejup Simnica, auditor në Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm edhe pse person i panjohur për familjen time ai ka shkuar në shtëpinë time në Radavc të Pejës dhe prindërve të mi u ka lënë një vizitë kartë duke u thënë që të mos vazhdoj më të raportoj për të” tregon Ramaj ndër të tjera. Ajo ka njoftuar AGK-në se rasti tashmë është raportuar në Policinë e Kosovës. Ky lloj frikësimi përpos se është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në punën e gazetarëve, po ashtu është kërcënim i kamufluar. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njëkohësisht fton Policinë e Kosovës dhe organet e drejtësisë që të hetojnë dhe gjykojnë rastin sipas ligjeve në Kosovë dhe duke u bazuar në praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Share this Post: