Rastet

Pengim në detyrë ndaj ekipit të RTK-së, Zubin Potok, 14.08.2020

Ekipi i Radiotelevizionit të Kosovës është ndaluar dhe penguar të xhironin në Zubin Potok nga një grup personash me uniformë të njëjtë ku shihej flamuri i Serbisë.

Ekipi i përbërë nga kameramani Mumin Jashari dhe dy pjesëtarët tjerë Zymer Leci dhe Arben Jashari, edhe pse kishin leje nga KFOR-i që të xhironin në Zubin Potok, ata gjatë ditës së djeshme (13 gusht), në mënyrë tërësisht jo legale janë penguar të xhironin nga këta pjesëtarë, e më pastaj janë përcjellë edhe për në stacionin policor.

AGK vlerëson se veprimet e këtilla ndaj gazetarëve dhe profesionistëve të medieve që janë në detyrë, përbëjnë presion ndaj tyre. Ndalimi dhe format e tjera të frikësimit kohëve të fundit po shënojnë rritje dhe kjo kërcënon sigurinë e gazetarëve, raportimin e tyre të pavarur dhe lirinë e përgjithshme të medieve në Kosovë.

AGK ka kërkuar nga autoritetet përkatëse që sa më shpejtë t’i identifikojnë këta persona që penguan ekipin e RTK-së për të xhiruar në Zubin Potok dhe të marrin masat adekuate rreth rastit.




Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri Mumin Jashari, Zymer Leci dhe Arben Jashari
Gjinia Mashkull
Data 14/08/2020 00:00
Qyteti Mitovicë
Lloji i incidentit Frikësim – kërcënim verbal (përfshirë kërcënimet me vdekje)
Nga kush Sigurimi
Shkelësi / i dyshuari Të panjohur
Lloji i Medias
Emri i Medias Ekipi i RTK-së
Burimi AGK
Prokurori Publik
Gjyqësor
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
A është raportuar incidenti tek policia? Po
A është raportuar incidenti në prokurori?
Reagimi i asociacionit të gazetarëve AGK vlerëson se veprimet e këtilla ndaj gazetarëve dhe profesionistëve të medieve që janë në detyrë, përbëjnë presion ndaj tyre. Ndalimi dhe format e tjera të frikësimit kohëve të fundit po shënojnë rritje dhe kjo kërcënon sigurinë e gazetarëve, raportimin e tyre të pavarur dhe lirinë e përgjithshme të medieve në Kosovë. AGK ka kërkuar nga autoritetet përkatëse që sa më shpejtë t’i identifikojnë këta persona që penguan ekipin e RTK-së për të xhiruar në Zubin Potok dhe të marrin masat adekuate rreth rastit.
Share this Post: