Rastet

Pengim në kryerjen e detyrës, Gjakovë, 14.06.2022

Gazetarja e TV SYRI, Edmonda Avdija, nuk është lejuar të hyjë në Repartin e Transfuzionit të Gjakut në Spitalin “Isa Grezda”, në Gjakovë, nga shefi i këtij reparti, Kreshnik Abrashi.

Sipas ankesës së kolegëve të TV SYRI, gazetarja nuk është lejuar të hyjë në këtë repart me arsyetimin se e kanë publikuar në portal kur ai është arrestuar. Sipas tyre, Abrashi ka mbyllur derën me sjellje të vrazhda dhe ka thënë se derisa është shef aty, ata nuk do të xhirojnë.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, e dënon këtë veprim të z.Abrashit, njëherësh cilëson se është shkelje flagrante e së drejtës për qasje në informacion, dhe bie në kundërshtim me vlerat e përgjithshme të lirisë së shtypit dhe shprehjes. Përpjekja për t’ua imponuar gazetarëve se çfarë të raportojnë, është tendencë për kontrollim të informatave.

AGK-ja, njëherësh inkurajon gazetarët që të vazhdojnë të raportojnë dhe të mos heqin dorë nga informimi i qytetarëve.




Detajet e raportuesit Pengim në kryerjen e detyrës, Gjakovë, 14.06.2022
Rastet Përshkrimi Gazetarja e TV SYRI, Edmonda Avdija, nuk është lejuar të hyjë në Repartin e Transfuzionit të Gjakut në Spitalin “Isa Grezda”, në Gjakovë, nga shefi i këtij reparti, Kreshnik Abrashi. Sipas ankesës së kolegëve të TV SYRI, gazetarja nuk është lejuar të hyjë në këtë repart me arsyetimin se e kanë publikuar në portal kur ai është arrestuar. Sipas tyre, Abrashi ka mbyllur derën me sjellje të vrazhda dhe ka thënë se derisa është shef aty, ata nuk do të xhirojnë.
Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri Edmonda Avdija
Gjinia Femër
Data 14.6.2022
Qyteti Gjakovë
Lloji i incidentit Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve
Nga Kush Nga zyrtarët publik
Shkelësi / i dyshuari Kreshnik Abrashi
Lloji i Medias Radio dhe Televizion
Emri i Medias TV SYRI
Burimi TV SYRI
Prokurori Publik
Gjyqësor
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
A është raportuar incidenti tek policia?
A është raportuar incidenti në prokurori?
Reagimi i asociacionit të gazetarëve Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, e dënon këtë veprim të z.Abrashit, njëherësh cilëson se është shkelje flagrante e së drejtës për qasje në informacion, dhe bie në kundërshtim me vlerat e përgjithshme të lirisë së shtypit dhe shprehjes. Përpjekja për t’ua imponuar gazetarëve se çfarë të raportojnë, është tendencë për kontrollim të informatave. AGK-ja, njëherësh inkurajon gazetarët që të vazhdojnë të raportojnë dhe të mos heqin dorë nga informimi i qytetarëve.
Share this Post: