Rastet

Sulm fizik: Ekipi i arbresh.info, Vushtrri, 11.01.2020

Ekipi i arbresh.info është sulmuar dje gjatë raportimit të tyre për vizitën e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Sllavko Simiq, njëherësh edhe nënkryetar i Listës Serbe, në fshatin Prilluzhë të Komunës së Vushtrrisë.

Sipas raportimeve të arbresh.info, Simiq ka vizituar një shkollë të mesme të ulët dhe më pas të ashtuquajturën Komunën paralele të Prilluzhës. Ekipit të arbresh.info ju pamundësua të jetë i pranishëm për të raportuar ngjarjet, përderisa mediet serbe u lejuan të jenë prezente.

Për me tepër, siç bën të ditur gazetarja e arbresh.info, Elmedina Ballazhi, pas tentimit së saj për të hyrë në takimin e dytë, ajo është sulmuar nga personeli i Simiqit, duke e goditur atë me bërryl në gjoks dhe duke i mbyllur derën asaj dhe kameramanit.

Pas përfundimit të dy takimive, Simiq sërish nuk ka pranuar të deklarohej. Pavarësisht këtyre pengesave, ai përmes mesazheve i ka mohuar arbresh.info se personi që ka larguar gazetaren, është pjesë e stafit të tij.

“Nuk ishte stafi im. Gazetarët tuaj janë gjithmonë të respektuar. Më vjen keq për të gjitha këto keqkuptime. Shihemi në Prishtinë, dhe faleminderit për mirëkuptim”, është shprehur Simiq në formë të shkruar, pas gjithë këtyre telasheve në lidhje me raportimin nga këto vizita.




Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri arbresh.info
Gjinia Mashkull
Data 11/01/2020 00:00
Qyteti Vushtrri
Lloji i incidentit Sulmet fizike
Nga kush Nga zyrtarët publik
Shkelësi / i dyshuari I Panjohur
Lloji i Medias
Emri i Medias arbresh.info
Burimi
Prokurori Publik
Gjyqësor
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
A është raportuar incidenti tek policia?
A është raportuar incidenti në prokurori? Jo
Reagimi i asociacionit të gazetarëve AGK i dënon fuqishëm këto akte të personelit të Simiqit dhe kërkojmë nga ata distancimin e menjëhershëm nga këto veprime të papranueshme. Zyrtarët shtetëror duhet të jenë transparent në punën e tyre dhe të ndihmojnë të gjithë gazetarët në raportim të drejtë dhe të paanshëm.
Share this Post: